Telegrafi

Ledri Vula dhe Noizy në bashkëpunim (Video)

Reperët e shumë pëlqyer Ledri Vula dhe Noizy shumë shpejt pritet të sjellin një bashkëpunim.

Këtë e kanë konfirmuar burimet e Prive, ndërsa dyshja kohëve të fundit janë shfaqur shumë shpesh bashkë në rrjetet sociale.

Vite më parë, një miqësi e tillë mes tyre nuk ekzistonte, kjo për shkak të armiqësisë që kishin krijuar gjatë kohë sa Ledri ishte pjesë e “Babastars”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Megjithatë, dyshja kanë lënë gjithçka prapa krahëve, duke mbledhur forcat për një bashkëpunim që me gjasë do të zgjojë shumë pluhur në estradë.

Mbetet të shihet se sa e veçantë do të jetë kënga, që do të bëjë bashkë reperët e shumë pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/