Telegrafi

Ledri Vula bëhet nënkryetar i Z Mobile Prishtinës

Ledri Vula duket se ka vendosur që ta angazhojë veten edhe në menaxhimin e sporteve.

Reperi i njohur shqiptar me anë të një konference për shtyp të thirrur nga klubi më i trofeshëm në basketboll u konfirmua si nënkryetar i klubit.

Kjo është bërë nën prani të presidentit të klubit Blerand Stavileci.

Reperi pritet të ketë kompetenca udhëheqëse në klubin nga kryeqyteti tash si nënkryetar i tij.

Ky është hap i madh për Ledri Vulën në angazhimet e tij, kur dihet se ai është adhurues i madh i basketbollit dhe më parë ka luajtur basketboll profesional në Superligë për RTV 21. Për basketbollin dhe dashurinë ndaj sportit ai flet në shumë prej këngëve të tij.

Angazhimi i parë i tij si nënkryetar është ndeshja e të enjtës kur Prishtina përballet me Donar Groningenin, kampionin e Holandës.

Ndeshja e vlefshme për kualifikim në Ligën e Kampionëve në basketboll zhvillohet të enjten nga ora 20:00.

Ledri ishte artisti më i angazhuar gjatë kësaj vere me koncerte, duke qenë prej reperëve më të kërkuar pasi publikoi plot katër hite. /Telegrafi/