Konkurenca në muzikë kishte sjell raporte të këqija mes tyre dhe kërcënime.
Bëhet fjalë për reperët Ledri Vula, Noizy dhe Gold Ag, të cilët kohë më parë kishin shpërndarë edhe grushte mes vete, transmeton Telegrafi.
Por, si duket inatet e dikurshme janë harruar dhe Ledri u ka shtrirë dorën të dyve për pajtim.
Pas incidentit në aeroport Ledri dhe Noizy janë parë disa herë bashkë madje kohëve të fundit edhe po performojnë bashkë në mbrëmje të ndryshme muzikore.
Bashkë në koncerte Ledri po shfaqet edhe me Gold Ag, me të cilin po ashtu shumë vite më parë ishte përfshirë në një incident.
Duke qenë tre nga reperët më të pëlqyer të momentit, ata janë edhe më të kërkuarit dhe bëhen bashkë nga organizatorët në diasporë.
Që nga largimi i tij nga “Babastars” Ledri ka ndryshuar raport me të gjithë, por ka prishur me ata që filloi karrierën./Telegrafi/