Telegrafi

Ledri: Kam frekuentuar lokale ku femrat hypin mbi tavolina

Ylli shqiptar i hip hopit, Ledri Vula, në një intervistë që ka dhënë së fundmi për Panoramën, ka deklaruar se ai ashtu sikurse të gjithë meshkujt ka vizituar në jetën e tij lokale ku femrat hypin mbi tavolinë.

Në pyetjet e gazetës rreth projektit “Tavolina” që arriti 11 milionë klikime deri tash, natyrisht se ka ardhur edhe ndonjë provoki për reperin.

Në pyetjen se nëse Ledri frekuenton lokalet ku femrat hypin mbi tavolina, reperi u përgjigj shumë sinqert.

“Nuk dua të tingëlloj keq dhe deklarimet e mia të keqinterpretohen, por nuk besoj se ka mashkull që nuk frekuenton ambiente të tilla. Kur udhëtoj jasht, së bashku me miq edhe i frekuentojmë thjesht nga kurreshtja”, theksoi Ledri.

Më tutje ai shprehu edhe besimin për pjesëmarrjen në “Top Fest” me këngën “Shko” bashk me Ermalin dhe Lumi B.

Në pyetjen e gazetës se po flitet që do jenë fitues, Ledri nuk dha indikacione se është i sigurt për fitore, edhe pse spekulimet për këtë vetëm sa po shtohen. /Telegrafi/