Hip hop superyjet, Ledri Vula dhe Noizy, do të publikojnë gjatë ditës projektin e tyre më të ri.
Të dy reperët kanë gati projektin e ri të tyre i finalizuar këto ditë me muzikë e videoklip.
Kjo këngë do të lansohet sonte dhe do të jetë prurja e kësaj vjeshte pasi dyshja për herë të parë bashkëpunojnë dhe hapet një dimension i ri në hip hopin shqiptar.
Noizy si lider i OTR dhe Ledri tash janë miq të mirë e madje edhe kanë kontakt.
Ata në një bisedë private të zbuluar shihet se mendojnë t’i lënë shkollat pa mësim me lansimin e klipit të tyre.
Duket se Ledri dhe Noizy janë shumë të sigurtë për suksesin e këngës së tyre.
Ledri dhe Noizy kishin një verë të ngjeshur me koncerte, por ata i bashkoi menaxheri Faton Shoshi për krijimin e një prej bashkëpunimeve të shumëpritura nga adhuruesit e hip hopit. /Telegrafi/