Telegrafi

Ledri dhe Noizy të mërkurën sjellin bashkëpunimin e shumëpritur (Foto)

Dy reperët e njohur Ledri Vula dhe Noizy kanë bërë të ditur prej kohësh se janë duke përgatitur një bashkëpunim.

Ky duet i shumëpritur nga fansat ka tashmë edhe një datë publikimi, e cila është 22 nëntor (e mërkurë).

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, i cili përmes një fotografie të publikuar në Instagram, shfaq një ‘kërpudhë shpërthyese tymi”, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruan “Nesër”.

Ndërkohë, Ledri dhe Noizy nuk kanë bërë të ditur se si do të titullohet ky projekt, duke lënë për fansat gjithçka befasi.

Vite më parë, ata kishin marrëdhënie jo të mira me njëri-tjetrin, por që më pas me kalimin e kohës, raportet e tyre u përmirësuan, dhe tashmë kanë arritur deri të bashkëpunimi. /Telegrafi/