Telegrafi

Ledri dhe Lyrical Son po bëjnë këngë dedikuar “Princeshës Diana”?

Duket se aludimi i Ledri Vulës ditë më parë për një “Dianë” të mundshme në jetën e tij, është i vërtetë.

Por, jo sa i përket jetës private, ashtu si menduan fansat se ai tash ka të dashur.

Pas aludimit tash është një foto e publikuar ku dy reperët shihen në një jaht në atë që duket si një set xhirimi.

Në anën tjetër ishte Lyrical Son ai që postoi portretin e princeshës Diana që aludoi se ai vërtet po realizon një bashkëpunim me Ledrin.

Duket se projekti është në fazën e xhirimit të klipit, për atë që duket se do jetë dedikim për Princeshën Diana 20 vjet pasi ajo vdiq në një aksident në Paris.

Ky projekt vjen pak ditë pasi Princi Harry i dha fund beqarisë me Meghan Markle, ish-aktoren e cila bëri bujë në shtëpinë mbretërore, ashtu siç bëri Diana, me stilin e jetës së saj ekstravagant.

Për dy reperët ky është rikthim i fuqishëm pas projekteve “Andërr” dhe “Merri Merri”. /Telegrafi/