Site icon Telegrafi

Ledri bën thirrje në koncerte për parandalimin e aksidenteve dhe sensibilizimin e ngasësve

Reperi Ledri Vula ka ndërmarrë një iniciativë tejet interesante së fundmi.

Pasi shtyu lansimin e klipit të tij të ri “Mbi Re” me Butën për shkak të një aksidenti të rëndë që ndodhi në hyrje të Prishtinës e ku vdiqën katër persona, Ledri duket se për raste të tilla ka vendosur të sensibilizojë dëgjuesit e tij.

Është reperi ai i cili në koncertet e tij së fundmi u bën thirrje vazhdimisht adhuruesve të tij që të pinë me kujdes dhe që veturat t’i drejtojnë me shpejtësi më të ulët.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare (Foto/Video)

Ai thotë se nuk është nevoja që askush të nxitohet dhe që të gjithë duhet të kënaqen në vendin e tyre në mënyrë modeste dhe pa dëmtuar të tjerët.

Ledri mbetet një nga artistët më të kërkuar nëpër koncerte, teksa së fundmi ai shënoi një tjetër rekord me rreth gjashtë mijë adhurues prezent. /Telegrafi/

Exit mobile version