Një bisedë është zhvilluar mes banoreve të Big Brother VIP Albania 3, Ledjona Xheladinjat dhe Egla Cenos.
Duket se gazetarja është rënduar emocionalisht për shkak të debateve të fundit me tone të larta në shtëpinë më të famshme.
Mbrëmjen e djeshme (e martë), ajo doli në nominim me tre konkurrente të forta, me Ilnisën, Rozën dhe Sarën.
Në një bisedë me Eglën, ajo është shprehur se dëshiron që të lërë lojën.
Ndërkohë që Egla i thotë “po shaj ndonjë”, Ledjona shprehet se “do dalë tamam dhe jo me sharje”.
“Më kuptoni, ju kam xhan dhe ju dua për atë që jeni dhe nuk kam asnjë lloj interes loje. Thjesht nuk më pëlqen kjo gjëja këtu, kaq. Nuk jam unë kjo siç jam. Dua të dal“, vazhdoi mes tjerash ajo.
Në spektaklin e së martës nga Big Brother u largua kuzhinieri Alfio Rrotani.
Dy konkurrentë të rinj po ashtu iu bashkuan këtij formati: Graciano Tagani e Erjola Doçi. /Telegrafi/