Pasi ia zuri vendin në spektaklin “Big Brother Albania”, Ledion Liço sërish e ka ‘goditur’ Arbanën.
Pas një shkëputje Ledioni do të rikthehet sërish në ekran me “Voice of Albania”.
Ky ka qenë edhe shkaku që emisioni i Arbanës të ndryshojë orarin dhe të spostohet në një tjetër ditë.
Programi “Në një javë”, që është nën moderimin e Arbana Osmanit që prej pesë javësh transmetohej të shtunave por tani e tutje do të mund të shikohet të dielave.
Ndryshe ka kohë që përflitet për pozicionin dhe fuqinë që Ledioni ka arritur në Top Channel që prej lidhjes me Sarën, me të cilën janë fejuar para pak ditësh. /Telegrafi/