Një skenë e tensionuar ka kapluar spektaklin e “Big Brother VIP Albania 3” kur një debat mes banoreve u shndërrua në një kaos verbal, duke shtyrë moderatorin e programit, Ledion Liçon, të humbasë durimin.
Momenti ndodhi gjatë një diskutimi të nxehtë mes Rikes, Eglës, Artës dhe Vesës, ku të katërta shkëmbenin fjalë të ashpra dhe flasin njëra mbi tjetrën në një orkestrim të zhurmshëm që la shikuesit në vështirësi për të kuptuar se çfarë po thonin.
“Unë nuk e kuptoj nuk keni respekt për njëri-tjetrin more, realisht nuk po e kuptoj”, shpërtheu Ledioni gjatë këtij debati, i lodhur nga mungesa e rregullit dhe harmonisë në komunikimin midis banoreve. “Jeni si motorë të prishur, po na luani mendsh. A ka mundësi të flisni me radhë?”, vijoi ai, duke kërkuar që ata të ndalin dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin, në mënyrë që të lejohet një dialog konstruktiv.
Tensionet brenda BBVA janë një pjesë normale e dinamikës së grupit, por kur debatet bëhen aq të ashpra sa të mos lejojnë dialog, atëherë edhe drejtuesi i spektaklit ndjehet i detyruar të ndërhyjë.
Ky “shpërthim” i Ledionit ishte një përpjekje për të rikthyer rendin dhe për të krijuar një ambient ku të gjithë mund të ndajnë pikëpamjet e tyre në një mënyrë të organizuar dhe të kuptueshme.
Pas ndërhyrjes së moderatorit, banorët e BBVA u përpoqën ta ulnin tonin dhe të respektonin kërkesën për të folur njëri pas tjetrit, duke i dhënë kështu mundësi publikut që të dëgjojë dhe të kuptojë çdo pikëpamje. /Telegrafi/