Sulmuesi portugez i Milanit, Rafael Leao, ka folur në konferencën për media para ndeshjeve të Kombëtares së Portugalisë para ndeshjeve ndaj Irlandës dhe Serbisë.
22-vjeçari foli se çfarë pret nga dy takimet e radhës, por ai u sfidua edhe me një tjetër pyetje që paska befasoi me përgjigjen.
“Presim dy finale, nuk luajmë për barazim. Duam të fitojmë të dy ndeshjet dhe kështu të kemi vendin e parë në grup. Jemi Portugalia, hyjmë në fushë gjithmonë me dëshirën për të fituar. Irlanda dhe Serbia janë ekipe shumë të forta, duhet të jemi të fokusuar”
Ndërsa pas kësaj u pyet, se a është më i lumtur kur punon me Zlatan Ibrahimovic apo me Cristiano Ronaldon?
“Unë gjithmonë përpiqem të mësoj nga ata, janë të dy lojtarë të mëdhenj. Jam më i lumtur kur punoj me CR7, sepse është një lojtar që e admiroj shumë”, ka thënë Leao.
Në këtë sezon Leao në 10 ndeshje në Serie A për klubin nga Milano ka shënuar katër gola dhe kas asistuar një herë. /Telegrafi/