Paris Saint-Germain është në garë të ashpër me Manchester Cityn për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona.
Sipas asaj që deklaron Leandro Paredes, klubi francez është duke e projektuar transferimin e argjentinasit në verën e këtij viti.
Kontrata e 33-vjeçarit skadon në qershor dhe ai do të jetë lojtar i lirë, e PSG dhe City po tentojnë të bindin atë që të kalojë në radhët e tyre.
Por, Paredes ka thënë se ai do të kishte dëshirë që bashkëkombësi i tij t’i bashkohej atij te kampioni nga Ligue 1.
“Varet nga Leo që të vijë në klub, sepse PSG po përpiqet ta bindë atë”, ka thënë argjentinasi.
“Të jesh në gjendje të stërvitesh nga një trajner nga vendi yt dhe mundësia për të luajtur me Leon është një mundësi e shkëlqyer … Shpresoj të ndodhë”, ka shtuar më tej Paredes.
Neymar po ashtu javë më parë ka shprehur dëshirën që të luajë sërish me Messin. /Telegrafi/