Telegrafi

Le të shkruajmë historinë së bashku në Prishtina Football Fest – Sonte nga ora 20:40, në sheshin “Xhorxh Bush”!

Në ndeshjen më të rëndësishme të EURO 2024 ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, sonte nga ora 21:00, Prishtina Football Fest, po sjell emocionet dhe festën e  jashtëzakonshme në Prishtinë, e cila po transformohet në kuq e zi në mbështetje të Kombëtares Shqiptare.  

Teksa po përgatitemi të gjithë për këtë ndeshje, Prishtina Football Fest, ka përgatitur program festiv në kuadër të këtij organizimi. Ngjarja madhështore do të hapet me performancë artistike të artistit të mirënjohur, Kastriot Tusha, nga ora 20:40 në Sheshin “Xhorxh Bush”, me një atmosferë festive dhe të gjallë.  

Prishtina Football Fest, ju fton të gjithëve të jeni pjesë e një kapitulli të ri historik i cili do të shënohet sot!

Ju presim sonte të gjithëve, gati për të brohoritur, festuar dhe për  të qenë pjesë e një ngjarje të jashtëzakonshme. 

Për më shumë informacione dhe përditësime rreth ngjarjeve dhe aktiviteteve, ndiqni KD Events & Communications dhe Prishtina Football Fest, në kanalet e tyre  zyrtare.