Jurgen Klopp u pyet nëse ai ka ndonjë shpresë që Liverpooli mund të fitojë titullin e Ligës Premier para Manchester Cityt ose Arsenalit dhe gjermani u tregua pesimist.
Trajneri gjerman ndihet pesimist me shanset e Reds për të fituar titullin e Ligës Premier, pasi mundësitë janë thuajse minimale.
“Nuk është se nuk mund ta fitojmë, nuk është numri një çdo mëngjes në listën e prioriteteve. Të gjithë mund ta lexojmë tabelën”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Ne të gjithë e dimë situatën. Man City duhet të humbasë tre ndeshje dhe Arsenali duhet të humbasë dy”.
“A presim që ata të humbasin? City ka tre ndeshje. Vështirë ta shohësh atë. Arsenali, dy ndeshje. Vështirë. Ata të dy luajnë para nesh. Le të flasim të hënën nëse humbasin të dy”, përfundoi gjermani.
Në këtë pikë, Liverpoolit i duhet një mrekulli për të fituar titullin. Reds mund të arrijnë një maksimum prej 84 pikësh duke fituar dy ndeshjet e tyre të fundit – një sukses që si Man City ashtu edhe Arsenali mund ta kalojnë duke fituar ndeshjet e tyre në fundjavë.
Për momentin, objektivi kryesor i Reds do të jetë të fitojnë dy ndeshjet e fundit dhe t’i japin Klopp largimin më të mirë të mundshëm. /Telegrafi/