Albin Kurti përmes një letre të hapur sot u ka bërë kërkesë deputetëve që janë të rregullt në seanca, të propozojnë një kandidat të përbashkët, nëse PAN nuk mund ta bëjë këtë.
Propozimi i deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti do të shqyrtohet të hënën nga Kryesia e Lidhjes Demorkatike të Kosovës. Kështu bën të ditur për Express, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.
“Kryesia e LDK të hënën mund ta shqyrtojë çdo propozim që dërgon në krijimin e institucioneve të vendit sipas Kushtetutës së Republikës dhe në bazë të rezultateve të 11 qershorit. Kriza që ka hy Kosova në pamundësi me implementu rezultatet e zgjedhjeve te fundit”, është shprehur Haziri.