Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar sulmin e sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.
Në reagim thuhet se sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, transmeton Telegrafi.
“Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit”, thuhet në reagim.
Ndryshe, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sulmuar me vezë afër objektit të Qeverisë së Kosovës./Telegrafi/