Telegrafi

LDK për takimin e Mustafës me Kurtin: Merreni me qetësi çuna, po vjen Qeveria e shpresës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ironizuar me deklarimet e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me takimin e sotëm të kreut të LDK-së, Isa Mustafës dhe atij të VV-së, Albin Kurtit.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka shkruar se takimi Mustafa-Kurti duhet të merret me qetësi.

“Një takim, shumë panik. Merreni me qetësi, çuna, thjeshtë, po vjen Qeveria e shpresës”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se Albin Kurti po e tradhton votuesin e Vetëvendosjes, duke u bërë shërbëtor i Isa Mustafës.

Tutje, Ismaili ka thënë se Kurti e shet veten si të dinjitetshëm e me integritet, por nga frika që të shkojë i vetëm në zgjedhje ai po i përulet “Profesorit” deri në servilosje.
Lexo po ashtu Takohen Isa Mustafa dhe Albin Kurti
Mustafa e Kurti janë takuar gjatë ditës së sotme, ata kanë biseduar rreth situatës politike në vend si dhe tema tjera të rëndësishme për vendin./Telegrafi/

 

✌🏻✌🏻