Site icon Telegrafi

LDK, PDK e AAK konfirmojnë shumicën e kandidatëve për kryetarë të komunave, LVV pa asnjë zyrtarizim

Kur kanë mbetur më pak se katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, subjektet politike po vazhdojnë konfirmimin e kandidaturave për kryetarë të komunave.

LDK, PDK e AAK tashmë kanë përcaktuar numrin më të madh të kandidatëve për kryetarë të komunave derisa nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndonjë zyrtarizim.

Pavarësisht kësaj, nga të gjitha partitë ekzistojnë kandidatë që kanë shpallur ambiciet për të garuar për kryetarë të komunave të caktuara ende pa marrë miratimin e partisë.

LDK deri më tani ka zyrtarizuar kandidatët për 11 komuna:

Përparim Rama – Prishtinë

Gazmend Muhaxherri – Pejë

Anton Quni – Prizren

Pudujevë – Ekrem Hyseni

Suharekë – Ardian Shala

Lipjan – Imri Ahmeti

Fushë Kosovë – Burim Berisha

Viti – Sokol Haliti

Vushtrri – Xhafer Tahiri

Mehmet Krasniqi – Obiliq

Burim Krasniqi – Rahovec

Kujtojmë LDK aktualisht qeverisë në shtatë komuna të Kosovës: Pejë, Gjilan, Vushtrri, Lipjan, Viti, Istog dhe Fushë Kosovë, raporton Telegrafi.

Lexo po ashtu Partitë politike mund të shpenzojnë deri në 950 mijë euro për zgjedhjet lokale

PDK deri më tani ka zyrtarizuar kandidaturat për disa komuna.

Shaqir Totaj – Prizren

Agim Aliu – Ferizaj

Uran Ismaili  – Prishtinë (mungon zyrtarizimi)

Ramiz Lladrovci – Drenas

Sami Lushtaku – Skenderaj  (mungon zyrtarizimi)

Naim Ismajli – Shtime

Besim Ilazi – Kaçanik

Shaban Shabani – Dragash

Rrahim Ternava – Fushë Kosovë

Murtez Zekolli – Suharekë

Bedri Hamza – Mitrovicë (kandidat i mundshëm)

PDK aktualisht udhëheq në pesë komuna: Ferizaj, Drenas, Shtime, Dragash, Kaçanik.

Lexo po ashtu Fillon afati për certifikim të partive politike për zgjedhjet lokale, përfundon më 16 gusht

AAK e cila qeverisë në shtatë komuna, tashmë ka përcaktuar kandidaturat në shumicën e komunave që garon në zgjedhje.

Daut Haradinaj – Prishtinë

Besnik Tahiri – Podujevë

Arbër Tolaj – Pejë

Ardian Gjini – Gjakovë

Bali Muharremaj – Suharekë

Zenun Çelaj – Klinë

Bashkim Ramosaj – Deçan

Smajl Lafiti – Rahovec

Agron Kuçi – Junik

Bekë Berisha – Istog

Lexo po ashtu KQZ merr vendim, fushata zgjedhore nga 16 shtatori deri më 15 tetor

Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë për kryetarë të komunave.

Mirëpo janë përfolur shumë emra deri më tani për disa komuna.

Prishtinë – Arben Vitia, Liburn Aliu (kandidatë të mundshëm)

Prizren – Mytaher Haskuka, Drita Millaku, Hajrulla Çeku

Mitrovicë – Agim Bahtiri (kandidaturë e vetëshpallur)

Pejë – Gazmend Agusholli (i propozuar nga kryesia e Qendrës në Pejë)

Gjilan – Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Alban Hyseni dhe Labinota Demi-Murtezi (të përfolur si kandidatë të mundshëm)

Kujtojmë në zgjedhjet e fundit lokale Vetëvendosje kishte fituar në Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë, ndërsa Shpejtim Bulliqi kishte fituar mandatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.

AKR deri më tani ka zyrtarizuar kandidaturën e Selim Pacollit për Prishtinën.

NISMA nga ana tjetër ka zyrtarizuar Fazli Hoxhën si kandidat për Gjakovë dhe Naser Morinën në Klinë.

Nga kjo parti po ashtu kandidat për Prizrenin do të jetë Zafir Berisha./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version