Telegrafi

LDK-ja fton organet e sigurisë që gazetarët të mbrohen me protokolle të posaçme

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dënuar ashpër sulmet e grupeve kriminale ndaj gazetarëve në veri të vendit.

Sipas LDK-së, sulmet e vazhdueshme dhe të dhunshme e të paprovokuara janë vepra kriminale dhe në shtetet demokratike nuk kanë vend.

“Prandaj, dhe duhet të dënohen, ndërsa kryerësit e sulmeve të tilla të dalin para drejtësisë”, thuhet në komunikatën për media.

Lexo po ashtu Ambasadori i BE-së për sulmet ndaj gazetarëve: Akte të tmerrshme dhune, janë të papranueshme

Ky subjekt politik ka ftuar organet e sigurisë që gazetarët të mbrohen me protokolle të posaçme në zonat e tensioneve.

“Po ashtu, edhe njëherë i bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të marrin veprimet e duhura për të evituar destabilizimin e mëtutjeshëm të situatës”.

“LDK inkurajon të gjitha mediat dhe gazetarët të vazhdojnë ta pasqyrojnë qartë dhe drejtë gjendjen reale dhe të jenë në koordinim të plotë me organet e rendit dhe sigurisë”, përfundon reagimi./Telegrafi/