Lazio dëshiron të shmang Juventusin dhe ta dërgoj Keita Balde Diaon te Interi, edhe pse Liverpooli gjithashtu mbetet kandidat serioz, pasi ka refuzuar Milanin.
Keita Balde do të jetë jashtë kontratës në qershor të vitit 2018 dhe Lazio ka rënë dakord me Milanin, por reprezentuesi i Senegalit ka hedhur poshtë këtë veprim.
Sipas Corriere dello Sport, Lazio është e vendosur të mos lejojnë që Keita të marrë atë që dëshiron – Juventusin – pasi ka akuzuar bardhezinjtë që ka luajtur lojë të pistë me ta.
Tani Lazio është gati të ofrojë Keitan te Interi, duke shpresuar që të marrë 25 milionë eurot që Milani ishin të gatshëm të paguajnë.
Ka edhe opsione të tjera, pasi Liverpooli me sa duket mbetet i interesuar në Keitan edhe pas transferimit të 42 milionë eurove plus burnuse prej 8 milionësh për yllin e Romës, Mohamed Salah.
Është sugjeruar që Jurgen Klopp kishte pikasur Keitan përpara Salah, por u largua nga çmimi i kërkuar prej 30 milionë eurosh. /Telegrafi/