Site icon Telegrafi

Lazio sfidon Torinon për golashënuesin më të mirë të Superligës, Mirlind Daku

(Foto: Instagram/mirlind19daku)

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, ka tërhequr interesimin e klubeve të njohura evropiane, pas formës së shkëlqyer që po kalon në Superligën e Kosovës në futboll.

22-vjeçari është në formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke i ndihmuar skuadrës së tij që të jetë lider në tabelën e elitës sonë.

Në nëntë xhiro të zhvilluara, Daku e ka gjetur rrjetën plot 15 herë dhe kjo ka bëtë që të monitorohet nga klubet italiane.

(Foto: Instagram/mirlind19daku)

Më herët është raportuar që Torino ka shprehur interesim për sulmuesin që është në pronësi të Osijekut, ndërsa në garë është përfshirë edhe Lazio.

Në një raportim të calciomercato.com, thuhet se Biancocelestët janë duke rivalizuar Torinon në interesimin e tyre për Dakun. /Telegrafi/

Exit mobile version