Telegrafi

Lazio po e kompleton transferimin e Callum Hudson-Odoi

Lazio po negocion një marrëveshje me Chelsean për Callum Hudson-Odoi dhe tani po udhëheq garën për nënshkrimin e tij, raporton Fabrizio Romano.

Biancocelestët janë në kërkim të një anësori të ri dhe kanë shqyrtuar një sërë opsionesh gjatë javëve të fundit, nga Domenico Berardi i Sassuolos deri te Riccardo Orsolini i Bolognas.

Lazio ka kompletuar vetëm një nënshkrim deri më tani këtë verë, duke marrë sulmuesin Valentin Castellanos nga New York City FC.

Lexo po ashtu Gjashtë lojtarët që Chelsea synon t'i largojë në ditët e ardhshme

Siç theksohet nga Romano, bisedimet e Lazios me Chelsean për Hudson-Odoin po përparojnë mirë dhe anësori është i gatshëm për të bërë lëvizjen në Romë.

Një skuadër e paidentifikuar e Ligës Premier është gjithashtu e interesuar për 22-vjeçarin dhe Fulham gjithashtu është lidhur me një lëvizje.

Hudson-Odoi ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Chelsean, kështu që marrëveshja do të duhej të ishte një transferim i drejtpërdrejtë, përveç nëse ai nënshkruante një zgjatje njëvjeçare për të lehtësuar një lëvizje huazimi. /Telegrafi/