Lazio e ka kritikuar Antonio Candrevan duke pohuar se mesfushori i Interit kishte insistuar të shitej.
Futbollisti italian gjatë një interviste ka shprehur zhgënjimin që e kishte përjetuar kur nuk ia kishin dhuruar shiritin e kapitenit, e gjithashtu ka pohuar se Biancocelestët e kanë nxjerrë në shitje.
“Ishte e kuptueshme për Candrevan të dëshironte të bëhej simbol i Lazios duke e mbajtur shiritin e kapitenit”.
“Vendimi i trajnerit (Stefano Pioli) ishte ndryshe nga ai i vitit të kaluar. Candreva, nga dhjetori i vitit të kaluar, kishte kërkuar me këmbëngulje të shitej dhe mund të themi se këmbëngulësia dhe mungesa e komoditetit, gjithashtu edhe sepse nuk ia kishim plotësuar kërkesat, kishin shkaktuar konflikte në dhomën e zhveshjes, ku ishte krijuar një atmosferë jo e kënaqshme”.
“Destinacioni ishte vendosur dhe ai kishte insistuar të shkonte tek Interi kur ka mundur të shkonte edhe në ekipe tjera si Napoli”, ka thënë Arturo Diaconale. /Telegrafi/