Telegrafi

Lazio ia tregon Juves dhe Interit çmimin e Keita Baldes

Lazio pritet të pranojë ofertën prej 25 milionë euro plus bonuse nga Juventusi apo Interi për sulmuesin e tyre, Keita Balde Diao.

Menaxheri i përgjithshëm i Bianconerëve, Giuseppe Marotta ka konfirmuar dje se një ofertë ishte bërë për reprezentuesin senegalez, që besohet të jetë rreth 20 milionë euro.

Lexo po ashtu Juve ka bërë ofertë zyrtare për Keita Balden

Sipas calciomercato.com, Keita është i vendosur të bëjë këtë transferim në Torino, pavarësisht nga vëmendja që po ia jep Interi.

Për shkak të kësaj, Lazio kanë ulur çmimin e tyre kërkues nga 30 milionë në 25 milionë euro para të gatshme, plus bonuse.

Lexo po ashtu Interi duhet ta rris ofertën për Keitan

Ndërsa kjo ofertë është ende shumë e lartë për Juventusin, të cilët janë duke ofruar 20 milionë euro plus bonuse.

Biancocelestet tani janë të gatshëm të negociojnë me fituesit e Scudettos, pasi drejtori sportiv, Igli Tare, akuzoi gjigantët e Torinos që kishin bërë një qasje të paligjshme. /Telegrafi/