Interi është afër transferimit të Valentino Lazaros nga Hertha Berlini – bën të ditur Sky Sport në Gjermani.
23-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje personale me Nerazzurrët, pasi është pajtuar për kushtet e kontratës.
Ndërkohë, ka mbetur që dy klubet të pajtohen në lidhje me çmimin e transferimit të futbollistit.
Mesfushori austriak ka edhe dy vite në kontratën e tij me Herthan, mirëpo dëshiron ta vazhdojë karrierën në Serie A.
Klubi gjerman kërkon 25 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa Interi është duke planifikuar që ta paguajë këtë shumë. /Telegrafi/