Valentino Lazaro do të largohet nga Interi vetëm pas një viti si pjesë e klubit zikaltër.
Mbrojtësi austriak iu bashkua Neroazzurëve verën e vitit të kaluar nga Hertha Berlin, por vetëm gjashtë muaj luajti në Serie A.
Nga janari deri në korrik, Lazaro qëndroi në Ligën Premier si huazim tek skuadra Newcastle United.
Pas rikthimit nga huazimi, reprezentuesi austriak do të shkoj përsëri në huazim, por kësaj radhe në Bundesliga.
24-vjeçari pritet t’i bëjë testet mjekësore sot tek skuadra e re Borussia Moenchegladbach.
Inter dhe Gladbach kanë arritur një marrëveshje për huazimin një vjeçar të Lazaros, me klubin gjerman që do ta ketë mundësinë e blerjes pas një viti.
Përveç Borussia Moenchegladbachut që e fitoi garën për lojtarin, interesim për të kishin shprehur edhe Werder Bremen, Bayer Leverkusen dhe RB Leipzig.
Gjithsesi është raportuar në mediat gjermane se Gladbach që ka fituar garën për lojtarin do ta ketë mundësinë e blerjes përfundimtare të tij pas një viti prej 18 milionë eurove. /Telegrafi/