Interi po synon ta përforcojë repartin e mbrojtjes dhe emri i ri për krahun e djathtë është ai i Valentino Lazaros.
Mbrojtësi i djathtë austriak ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm në Bundesliga me Hertha Berlinin.
E falë paraqitjeve shumë të mira, lojtari është duke u kërkuar me ngulm nga gjiganti italian Inter.
Mediat gjermane kanë raportuar se Lazaro i ka bërë të qartë Herthës se dëshiron të transferohet vetëm te Interi.
Por dy skuadrat nuk kanë arritur ende një marrëveshje për transferimin e reprezentuesit austriak.
Inter ka ofruar 20 milionë euro si dhe pesë të tjera në formë bonusesh, ndërsa kërkesa e Hertha Berlin është 30 milionë euro.
Drejtuesit e dy skuadrave do të takohen edhe njëherë javën e ardhshme në një takim që besohet se do të jetë vendimtar për të ardhmen e lojtarit.
23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2021 me klubin gjerman, ndërsa këtë edicion në 31 ndeshje ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/