Jennifer Lawrence nuk do të jetë më pjesë e serisë së njohur të filmave “X-Men”.
Aktorja ka thënë për MTV News se filmi i ardhshëm me superheronj, “X-Men: Apocalypse” do të jetë i fundit për të.
“Ky është filmi i fundit për mua”, ka deklaruar Lawrence, transmeton koha.net.
24-vjeçarja ka luajtur rolin e Raven/Mystique në filmin “X-Men: Firsct Class” dhe “X-Men: Days of Future Past”, ndërsa pritet ta përsërisë rolin në filmin e ardhshëm që debuton vitin e ardhshëm.
“X-Men: Apocalypse” premierën do ta ketë më 19 maj të vitit 2016 në Evropë, ndërsa në SHBA më 27 maj. /Telegrafi/