Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka mbajtur një konferencë për media në Moskë, ku ka bërë të ditur se vendi i tij po bëhet gati për raundin e tretë të bisedimeve me Ukrainën.
Ai madje theksoi se sipas tij, Kievi po gjen “arsyetime”, me qëllim që të shtyjë takimin e radhës, transmeton Telegrafi.
“Deri më tani, nuk kemi pranuar ndonjë datë të re. Jemi përgatitur për mbrëmë për të zhvilluar raundin e tretë”, tha Lavrov.
Shefi i diplomacisë ruse vazhdimisht bën deklarata të ashpra kundër presidentit Volodymyr Zelensky, kinse nuk është i interesuar për bisedime.
Në anën tjetër, veprimet e ushtrisë ruse në terren e tregojnë një pasqyrë krejt tjetër – granatimin e qyteteve ukrainase, ku bombat kryesisht godasin ndërtesat kolektive me civilë. /Telegrafi/