Telegrafi

Lavrov: Perëndimi i ka shpallur luftë totale hibride Rusisë

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka pohuar se shtetet perëndimore i kanë shpallur “luftë totale hibride” Rusisë.

Duke folur nga Moska, Lavrov thotë se është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë konflikti me Perëndimin.

Ai vazhdon duke thënë se përpjekjet për të izoluar Rusinë janë “janë të destinuara për dështim”, raporton skynews.

Lexo po ashtu Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë për kryediplomatin aktual rus Lavrov: Dikur më mbronte shpinën, sot do të shqetësohesha po të ishte pas meje

Kryediplomati thotë se “politikanët perëndimorë duhet të kuptojnë se përpjekjet e tyre për të izoluar vendin tonë janë të kota”.

Ndryshe, 72-vjeçari është në mesin e zyrtarëve rus të sanksionuar prej vendeve perëndimore. /Telegrafi/