Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Moskë, se trupat paqeruajtëse që do të mund të dërgoheshin në Ukrainë, do të mund të nxisnin konfliktin me NATO-n.
Polonia ka propozuar dërgimin e trupave ndërkombëtare paqeruajtëse në Ukrainë, për të ndihmuar në qetësimin e situatës, transmeton Telegrafi.
Por gjatë fjalimit të tij, shefi i diplomacisë ruse tha se një veprim i tillë do të nxiste konfliktin me NATO-n.
Në anën tjetër, autoritet amerikane të inteligjencës si dhe presidenti Joe Biden, janë shprehur të brengosur se Vladimir Putini mund të urdhëroj përdorimin e armëve kimike dhe biologjike në Ukrainë. /Telegrafi/