Barcelona thuhet se po tërhiqet nga negociatat për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, por vazhdon të kenë një “Plan B” për blerjen e tij.
Klubi katalunas dhe Interi kanë qenë në bisedime mbi reprezentuesin e Argjentinës për gati 12 muaj.
Sidoqoftë, sipas Mundo Deportivo, katalunasit po përpiqen të gjejnë paratë e nevojshme për të përmbushur çmimin e kërkuar nga Interi, i cili aktualisht është vendosur në mbi 100 milionë euro.
E vetmja mënyrë që Barcelona të kthehet në tavolinën e bisedimeve është nëse Luis Suarez largohet këtë verë.
❗ Luis Suárez, con mejores números este año que el argentino pero con 11 años más, si sigue en el Barça es para jugar
👉 Sólo si aceptase ir a la MLS Bartomeu se arriesgaría a traer al ‘9’ del Inter. Si no, Martínez esperará al 2021
✍ por @MigRico https://t.co/Jk2LMDZUVO
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) August 5, 2020
Suarez ka oferta nga MLS dhe nëse ai do të pranojë një largim, atëherë Barça do të transferoj menjëherë Lautaron si një zëvendësim i drejtpërdrejtë i uruguaianit.
Përndryshe, Barcelona është e gatshme të pres deri në verën e vitit 2021 për të nënshkruar me yllin e Interit. /Telegrafi/