Site icon Telegrafi

Lautaro: Interi duhej ta mposhte Barcelonën

Lautaro Martinez (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Lautaro Martinez pranoi që Interi “duhej të fitonte” kundër Barcelonës mbrëmë dhe sugjeroi që ata lanë shumë hapësira për “lojtarin më të mirë në botë”, Lionel Messi.

Martinez i dha Interit epërsinë vetëm pas dy minutave në përballjen e tyre në Ligën e Kampionëve në Camp Nou.

Por, Barcelona u forcua nga kthimi i Messit nga lëndimi dhe në pjesë të dytë u rikthyen furishëm duke marr një fitore 2-1.

Lexo po ashtu Conte e vlerëson Barcelonën për pjesën e dytë, ka kritika të shumta për gjykimin

Sipas sulmuesit argjentinas, Martinez, Interi u desh ta fitonte ndeshjen ndaj Barcelonës.

“Goli im duhet të vihet në njërën anë. Duhet të fitonim dhe po bënim shumë mirë, por loja përfundoi me hidhërim të madh”, ka thënë fillimisht Lautaro për ESPN.

Momenti i golit të Lautaro Martinezit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Duhej të merrnim më shumë shanse që bëmë. Messi është lojtari më i mirë në botë dhe Barca është vështirë të mposhtet kur ai është në fushë”.

“Ju nuk mund t’i lini atij aq shumë hapësirë ​​sepse përndryshe, e merr ndeshjen në dorë”, përfundoi sulmuesi i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version