Lautaro Martinez ka theksuar lumturinë e tij me Interin mes lidhjeve me një lëvizje te klubet e Ligës Premier, Tottenham dhe Arsenal, ndërsa i sigurt me të ardhmen është edhe Alessandro Bastoni.
Sulmuesi argjentinas 24-vjeçar pati një sezon të mirë nën drejtimin e Simone Inzaghit në Lombardi, duke shënuar 21 gola dhe duke dhënë tre asistime në 35 paraqitje në Serie A.
Përkundër faktit se kontrata e tij skadon në vitin 2026, ai po lidhet shumë me një largim nga Nerazzurrët, me skuadrat angleze të prirura për ta marrë atë.
Megjithatë, Lautaro ka konfirmuar të ardhmen e tij te Interi, duke thënë se ndihet i lumtur.
“Po, do të doja të qëndroja. Tani për tani asgjë nuk më është thënë, do të doja të qëndroja në Inter”, ka thënë ylli argjentinas.
Lautaro Martinez: “Mi piacerebbe moltissimo restare all’Inter. Per ora non mi è stato detto nulla” https://t.co/7Yhls9iKTJ
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) June 2, 2022
Edhe Bastoni ka qenë i lidhur me një numër klubesh të Ligës Premier si Tottenhami dhe Manchester United.
Megjithatë, sipas Corriere dello Sport, pavarësisht këtij interesimi, qendërmbrojtësi italian nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi.
Perspektiva për të luajtur në Ligën Premier nuk e tërheq shumë 23-vjeçarin dhe ai është i lumtur në Lombardi, duke dashur të vazhdojë me Nerazzurrët për momentin. /Telegrafi/
Inter, il pressing di Conte non ha fatto effetto: Bastoni vuole restare in nerazzurro https://t.co/ZOR1ZUV5kp
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) June 2, 2022