Site icon Telegrafi

Latifi drejt Hungarisë për shifër rekord transferimi nga Shqipëria

Liridon Latifi drejt largimit në këmbim të një milionë eurove për arkat e Skënderbeut. Është padyshim lajmi më i bujshëm i kësaj merkatoje me 23-vjecarin nga Prishtina që është gati të fillojë një aventurë të jashtë vendit, te Puskas Akademy në Hungari.

Ekipi është ngjitur këtë vit në Kategorinë maksimale të futbollit hungarez dhe drejtuesit kanë një projekt ambicioz për të arritur sa më shpejt majat, të ngjashëm me atë të Leipzig në Gjermani dhe për këtë arsye janë të gatshëm të investojnë menjëherë shuma të rëndësishme.

Lexo po ashtu E konfirmon presidenti: Ka oferta konkrete për Latifin

Për këtë arsye dhe oferta është nga ato të parezistueshmet, 1 milionë euro, shifër e denjë për Skënderbeun për një tjetër shitje rekord si ajo e Olyainkës që u largua për një shumë të përafërt, përcjell SS.

Që ishte i përzgjedhuri i shitjes ekselence të kësaj vere kjo dihej, por vonimi i tratativave dhe mbi të gjitha aventura evropiane e Skënderbeut bënë që për pak kohë emri i tij të mos lidhej me merkaton.

Gjithsesi pritshmëritë janë drejt respektimit dhe Latifi është gati të nisë një aventurë të re, Skënderbeu synon ta ketë edhe për dy ndeshjet e play off-it të Ligës së Evropës me Dinamon e Zagrebit, nëse do t’i realizonte të dyja, bashkë me shitjen e Latifit edhe kualifikimin, do të ishte padyshim një rekord përfitimesh absolut për një klub shqiptar, tjetër shembull se projektet afatgjatë dhe inteligjente funksionojnë edhe në aspektin financiar në futbollin shqiptar.

Exit mobile version