Telegrafi

Las Palmas 1-1 Barcelona, notat e lojtarëve (Foto)

Messi (Foto: La Liga/Twitter)

Barcelona ka barazuar në udhëtim te Las Palmasi me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të La Ligas.

Skuadra e trajnerit Ernesto Valverde ka lëshuar terren duke barazuar ndaj Las Palmasit dhe tani e sheh Atletico Madridin në vetëm pesë pikë mbrapa tyre.

Golat në këtë takim u shënuan nga Lionel Messi (21′) për gjigantin katalunas, ndërsa për vendasit shënoi Jonathan Calleri (49′).

Lexo po ashtu Barcelona ndalet me barazim nga Las Palmasi (Video)

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte argjentinasi Messi, i cili u vlerësua me notën më të lartë 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen e Barcelonës, Ter Stegen dhe Paulinho, të cilët u notuan me 5.9. /Telegrafi/  

Las Palmas:

Calleri dhe Aguirregaray ishin më të vlerësuarit te Las Palmasi

Barcelona:

Te Barça dështuan edhe Digne dhe Vidal

/Telegrafi/