Site icon Telegrafi

“Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen” – Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Gareth Southgate i është thënë të heqë dorë nga Jude Bellingham dhe Harry Kane për ndeshjen e Anglisë në 1/16 e Euro 2024 kundër Sllovakisë.

Southgate po përballet me presionin në rritje për të bërë ndryshime të rëndësishme në skuadrën e tij përpara ndeshjes së tyre vendimtare. Pritja për ndikimin e Jude Bellingham në Gjermani ishte e madhe, veçanërisht pas sezonit të tij yjor me Real Madridin.

Paraqitja e tij në fitoren 1-0 të Anglisë ndaj Serbisë në ndeshjen hapëse, ku shënoi golin vendimtar, fillimisht dukej se vërtetoi këto shpresa të mëdha. Megjithatë, forma e Bellingham u ul ndjeshëm në ndeshjet në vijim kundër Danimarkës dhe Sllovenisë, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë dhe kontributin e tij të përgjithshëm.

Ndërkohë, Kane, kapiteni i Anglisë, gjithashtu përballet me kritika, për shkak të mungesës së golave.

Ish-ylli i Liverpool, Didi Hamann ka qenë veçanërisht i zëshëm, duke insistuar për një ndryshim të formacionit. Hamann sugjeron zëvendësimin e Bellingham me Phil Foden në mesfushë dhe përfshirjen e lojtarëve më të rinj, më energjikë si Cole Palmer dhe Anthony Gordon në krahë.

Lexo po ashtu 10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Në rubrikën e tij për Sky Sport në Gjermani , Hamann shkroi: “Midis Phil Foden dhe Jude Bellingham vetëm një mund të luajë dhe për mua, ai do të ishte Foden. Për mua duhet të hiqet Bellinghamin, Foden në mes dhe pastaj Cole Palmer dhe Anthony Gordon në krahë”.

“Southgate duhet të mendojë se çfarë do të bëjë edhe me Harry Kane. Me Ollie Watkins, ju keni një sulmues të shkathët që shkon në hapësira ku Kane nuk hyn ose nuk mund t’i arrijë fare”, deklaroi gjermani i njohur. /Telegrafi/  

Exit mobile version