Site icon Telegrafi

Largohet trupi i pajetë që u gjet në një gropë në Pejë – policia thotë se ende nuk është identifikuar viktima

Njësiti i Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur ta largojnë trupin e një personi që u gjet ditën e premte nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Telegrafin se trupi tashmë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Sot paradite është tërheq trupi i pajetë nga Njësiti i Shpëtimit të FSK-së dhe është dërguar për obduksion. Ende nuk është identifikuar viktima”, tha ai.

Lexo po ashtu U gjet i vdekur në një gropë të mbushur me ujë, policia jep detaje nga rasti në Karagaç të Pejës

Ndryshe, të enjten një qytetar kishte njoftuar policinë së në një gropë të thellë prej 3 metra gjendet një trup i njeriut.

Sipas dëshmitarit, gropa ka qenë e thellë rreth 2-3 metra.

“Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me uji, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/

Exit mobile version