Site icon Telegrafi

Largohet prej Barcës, Arda Turan takohet me presidentin e Besiktasit

Arda Turan është shumë pran largimit nga skuadra e Barcelonës.

Mesfushori turk këtë sezon nuk ka hapësira te katalunasit dhe për këtë arsye po kërkon të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Tashmë mediat turke raportojnë se reprezentuesi ka pasur kontakte me ekipin që garon në Ligën e Kampionëve, Besiktasin.

Arda Turan për gjashtë sezone ka luajtur te Galatasaray

Në fakt, këtë e pohoi një ish-menaxher i skuadrës turk, Sinan Engin, i cili është i njohur edhe si analist sportiv.

“Arda Turan, Fikret Orman dhe menaxheri i lojtarit, Umut Güner janë takuar këto ditë në Londër. Mund të realizohet transferi te Shqiponja e Zeza”, tha ish-futbollisti i Besiktasit.

Kjo e fundit tashmë gjendet në fazën e eliminimeve të garës më prestigjioze evropiane për klube, ku do të takohet me Bayern Munichun.

Kujtojmë se në këtë sezon 30-vjeçari ka pasur vetëm pesë paraqitje me fanellën e Barcës. /Telegrafi/

Exit mobile version