Telegrafi

Largohet një femër nga shtëpia në Isniq, rasti nën hetim

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë raportuar se një femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 19:00 në rrugën “Isuf Imeri”, në Isniq.

Tutje bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet.

“Dy dëshmitar meshkuj kosovar kanë raportuar se  viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia  dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/