Telegrafi

Largohet nga puna shoferi turk: Luante “Candy Crush” gjatë vozitjes së autobusit (Video)

Gjatë orarit të punës, shumica e punëtorëve luajnë në telefonat e tyre. Mirëpo, kur është vrulli i punës, një gjë e tillë duhet të lehët anash. Aq më shumë gjatë vozitjes së autobusit, kur për një lëshim të vogël rrezikohet jeta e më së paku 50 personave.

Kaq pasagjer kishte në autobus shoferi Harun Erkin, i cili luante “Candy Srush” në celularin e tij, transmeton Telegrafi.

Pasagjeri që e ka regjistruar shoferin 34-vjeçar, ka thënë se trafiku ka qenë shumë i ngarkuar atë ditë.

Me këtë dëshmi, Ministria e Transportit në Stamboll ka kërkuar shkarkimin nga puna të këtij shoferi dhe ngritjen e hetimeve kundër tij. /Telegrafi/