Telegrafi

Largohet nga ‘dhoma e dënimeve’, Fifi mirëpritet me përqafime e fjalë të ëmbla nga Graniti

Këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi, ka kaluar dy ditë në ‘dhomën e dënimeve’ së bashku me tre banorë të tjerë, Palomën, Ilirin dhe Arditin, pasi thyen disa rregulla.

Mbrëmjen e djeshme ata u ribashkuan me pjesën tjetër të banorëve dhe më të lumturit nga kjo kanë qenë Fifi dhe Graniti.

Dyshja janë takuar menjëherë me njëri-tjetrin mes përqafimesh e deklaratash të ëmbla.

Fifi dhe Graniti (Foto: YouTube)

Të njëjtit po ashtu kanë folur për raportin e tyre, gjersa Fifi ia rithekson se nuk është femër seksi por që veçohet për të tjera gjëra.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

“Nëse kisha qenë prej jashtë e kisha analizuar Granitin, unë nuk jam femër seksi, unë kam tjetër çka, unë jam Fifi”, ka thënë Fifi.

Fifi dhe Graniti (Foto: YouTube)

Më pëlqen që je kështu. Ke diçka të veçantë që nuk e kanë tjerat, jo vetëm pamja e mirë ose me qenë vetëm pamja e këndej”, kanë qenë fjalët e Granitit në anën tjetër.

Fifi dhe Graniti u komentuan kudo në rrjet si çifti i parë i mundshëm në shtëpinë e Big Brother VIP dhe emisionin e së martës ata pranuan se po lind diçka, duke përshkruar ndjesitë mes tyre. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.