Telegrafi

Largohet nga Barcelona, kjo është e ardhmja e tij

Mbrojtësi francez, Jeremy Mathieu është në rrugë të mirë për tu larguar nga Barcelona.

Francezi nuk është pjesë e formacionit bazë dhe dëshiron të luaj më shumë në një skuadër të re.

Mediat spanjolle e kanë bërë të kryer largimin e ish-anëtarit të Toulouses dhe Valencias nga ‘Camp Nou’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

E ardhmja e tij pritet të jetë në Angli, pasi është skuadra e Liverpoolit që ka shprehur interesim për ta transferuar atë.

Por Liverpool për të arritur deri tek mbrojtësi shtatlartë duhet ta mposhtë konkurrencën e kampionëve të Turqisë, Besiktas që gjithashtu e duan Mathieun.

Për ta lënë të lirë të largohet, Barcelona kërkon shtatë milionë euro. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Messi me tatuazh të ri, mësoni kuptimin e tij (Foto)