Mbrojtësi francez, Jeremy Mathieu është në rrugë të mirë për tu larguar nga Barcelona.
Francezi nuk është pjesë e formacionit bazë dhe dëshiron të luaj më shumë në një skuadër të re.
Mediat spanjolle e kanë bërë të kryer largimin e ish-anëtarit të Toulouses dhe Valencias nga ‘Camp Nou’.
E ardhmja e tij pritet të jetë në Angli, pasi është skuadra e Liverpoolit që ka shprehur interesim për ta transferuar atë.
Por Liverpool për të arritur deri tek mbrojtësi shtatlartë duhet ta mposhtë konkurrencën e kampionëve të Turqisë, Besiktas që gjithashtu e duan Mathieun.
Për ta lënë të lirë të largohet, Barcelona kërkon shtatë milionë euro. /Telegrafi/