Pas një feste ditëlindjeje të mbushur me emocione dhe momente të ëmbla brenda mureve të shtëpisë së “BBV3”, ish-banorët u ndanë nga kjo atmosferë festive.
Në momentin e lamtumirës, nuk mund të mungonin përqafime të ngrohta dhe puthje ndërmjet çiftit të dashuruar, Ilnisa dhe Meriton.
Meritoni, me një prekje humoristike, i kujtoi Ilnisës se edhe për një natë të vetme ajo do të ndjehej e vetmuar në shtratin e saj, pasi më pas ata do të kenë mundësinë të jetojnë bashkë, jashtë pritjes së “Big Brother”.
Ky moment lamtumire lindi me premtimin për një të ardhme të përbashkët, jashtë lojës dhe rutinës së shtëpisë televizive.
Ndërsa ora po afron për natën finale të këtij edicioni të “BBV3”, ku do të përballet tensioni dhe pritshmëria për të zbuluar se kush do të kurorëzohet si fituesi mes pesë finalistëve, emocionet janë të lartë dhe pritja është në kulmin e saj.
Vetëm dy ditë na ndajnë nga kjo mbrëmje vendimtare, ku do të shpallet emri i të privilegjuarit që do të marrë titullin e fituesit. /Telegrafi/
* Ky sondazh është realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Albania 3.