Policia e Kosovës ka larguar gjashtë kamera ilegale në Zubin Potok.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka deklaruar se vetëm Policia e Kosovës ka autoritet për monitorimin e hapësirave publike me kamera.
“Sipas ligjit në fuqi, monitorimin me kamera te vendeve publike e bën veç Policia e Kosovës”, ka thënë Elshani.
Tutje, ai shtoi se këtë vit në Mitrovicën e Veriut janë larguar 38 kamera ilegale.
“Ndërsa në verë të këtij viti i kishim larguar edhe 7 të tjera. Ndërsa nga Mitrovica Veri këtë vit janë larguar 38 kamera poashtu”, shtoi Elshani./Telegrafi/