Telegrafi

Largimi i Zaniolos nga Galatasaray për në Aston Villa është më shumë se thjesht një transferim

Një natë para tërmetit në Turqi, tifozi i Galatasarayt, Muhammed Emin Ozkan, postoi një video në Twitter ku shprehej i lumtur për transferimin e Nicolo Zaniolos.

Muhammedi ndërroi jetë fatkeqësisht, por kur italiani nënshkroi, klubi ia kushtoi videon e njoftimit tashmë tifozit të njderë.

Sulmuesi italian mori numrin 17, shkak i moshës së Muhammedit, raporton Fanatik.

Babai i Muhammedit madje u takua me Zaniolon dhe mori një fanellë të firmosur nga e gjithë ekipi i Galatasaray.

Pasi u largua nga Galatasaray për në Aston Villa, babai i tij Dogan Ozkan postoi një mesazh emocional.

Lexo po ashtu Zyrtare: Aston Villa transferon Zaniolon

“Kur luanit çdo lojë, më dukej sikur po shihja djalin tim. Unë isha aq i lumtur. Faleminderit që zgjodhët numtin 17. Nicolo Zaniolo: një profesionist shembullor dhe një person me cilësi të lartë. Shpresoj që ai të arrijë lartë në Ligën Premier”, thuhej në mesazhin e tij.

Historia këtu është se futbolli është shumë më tepër sesa thjesht një lojë për shumë prej nesh, është një pasion, është gjithçka, është ajo që na bashkon. /Telegrafi/