Telegrafi

Largimi i Muriqit nga Fenerbahce duket i sigurt, gjiganti turk e zëvendëson me yllin e Parisit

Largimi i Vedat Muriqit nga Fenerbahce duket se do të ndodhë këtë verë.

Sulmuesi nga Kosova po ndiqet nga shumë skuadra të njohura evropiane përfshirë Napolin, Lazion e Tottenham Hotspur.

Fenerbahce duket se është pajtuar ta shes Muriqin, por po pret oferta mbi 20 milionë euro.

Mediat turke kanë raportuar se gjiganti nga Stambolli ka kontaktuar me agjentin e Edinson Cavanit, pasi duan ta sjellin uruguaianin në Superligën e Turqisë.

Cavani shihet si pasardhës i Muriqit në Sukru Saracoglu, pasi klubi turk synon ta bind lojtarin me një kontratë të mirë financiare.

Uruguaiani do të largohet në qershor si futbollist i lirë nga PSG dhe mund të vazhdoj karrierën te Fenerbahce nëse klubi turk i ofron pagë mbi shtatë milionë euro në sezon.

Gjithsesi Fenerbahce nuk do ta ketë fare të lehtë angazhimin e lojtarit, pasi gara për të është e madhe.

Roma dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat favorite për të nënshkruar me Cavanin, por sulmuesi uruguaian ka oferta edhe nga MLS dhe kampionati argjentinas. /Telegrafi/