Site icon Telegrafi

Largimi i kryetarëve në veri, KQZ nesër do t’u përgjigjet kryesuesve të tri komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të hënën do t’i kthejë përgjigje të tre kryesuesve të kuvendeve komunale për Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së hënë do t’i përcjellim përgjigjet zyrtare lidhur me dy pyetjet që kanë parashtruar në adresë të KQZ-së të tre kryesuesit e kuvendeve komunale për Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. Sigurisht se përmbajtjen e përgjigjes do ta bëjmë publike”, tha ai.

Lexo po ashtu Çështja e largimit të kryetarëve në veri, KQZ: Do të kthejmë përgjigje brenda afatit

Të tre kryesuesit, në shkresat e tyre të ndara drejtuar KQZ-së gjatë javës, kërkuan nga ky institucion që t’i ofrojë informatat zyrtare se a janë votues të komunave përkatëse anëtarët e 3 grupeve nismëtare, të cilët kanë kërkuar që të fillojnë procedurën për mbledhjen e 20% të nënshkrimeve të votuesve në komunat e tyre, si parakusht për të mundësuar kalimin në fazën tjetër – organizimin e votimit për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. /Telegrafi/

Exit mobile version